Bashkohuni me Ekipin Tonë
Në International Hospital Peje, ne besojmë se fuqia jonë kryesore është stafi ynë i përkushtuar. Ne jemi gjithmonë në kërkim të profesionistëve të pasionuar, të cilët ndajnë misionin tonë për të ofruar shërbime mjekësore të një standardi të lartë dhe për të krijuar një ambient të ngrohtë e human për pacientët tanë.
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë dhe të kontribuoni në avancimin e kujdesit shëndetësor, ju ftojmë të aplikoni duke plotësuar formularin më poshtë. Na dërgoni CV-në tuaj dhe informoni mbi pozicionin që ju intereson. Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha aplikimet me vëmendje dhe do të kontaktojmë kandidatët e përzgjedhur.
